
Pas tete vite betejash ligjore, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur një marrëveshje divorci. Kjo u pohua per mediat nga avokati i saj. Çifti u martua në vitin 2014 dhe kanë gjashtë fëmijë.
Jolie bëri kërkesë për divorc në vitin 2016, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”, e nga ai moment, ish cifti i famshem u përfshi në një betejë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve.
Në vitin 2021, një gjykatës u dha kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të dy prindërve.
Çifti njihej si “Brangelina” nga fansat dhe u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2005 “Zoti dhe zonja Smith”. Martesa ishte e dyta e Pitt – ai ishte martuar më parë me yllin e “Friends”, Jennifer Aniston – dhe e treta e Jolie pas aktorëve Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller.
bal