
Aktorja e njohur Eliona Pitarka është sërish në pritje të ëmbël dhe ka zgjedhur që lajmin ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram në këtë fillim viti me anë të një video shumë të bukur.
Eliona Pitarka ka zbuluar se është shtatzënë për herë të tretë dhe aktualisht ndodhet në muajin e tretë të shtatzënisë.
Aktorja shihet me partnerin duke kërcyer, dhe më pas ajo tregon barkun e rrumbullakosur, ndërsa i bashkëshorti ka treguar ekografinë. “Ja pra miq e mikesha, ky është postim për të nisur vitin, bebi Alliu nr. 3 është rrugës”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që aktorja Eliona Pitarka është nënë e dy vajzave.
View this post on Instagram
bal