
Mbesa e Parashqevi Simakut, Ina pohoi se aktori Herion Mustafaraj ka hyrë pa leje në dhomën e hotelit ku ndodhej halla e saj. “Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës”, thotë e reja. Sipas saj, aktori e ka gënjyer kengetaren duke i premtuar se do t`gjejë të birin, Lukën, dhe ish-bashkëshortin Robert Nolfe.
Ina pretendon se halla e saj është tani në krizë emocionale e madje sipas saj, aktori ka hyrë në dhomën e Parashqevisë duke kërcënuar nipin e këngëtares.
“Ka kërcënuar vëllain tim Ani Simaku dhe ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti! Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu! Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ma besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit!Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici!”, ka pretenduar mbesa e Parashqevi Simakut.
Herion Mustafaraj publikoi rreth një javë më parë në rrjetin e tij social Instagram një video me Parashqevi Simakun, ku këngëtarja shfaqet e buzëqeshur teksa këndon këngë për Shqipërinë e shoqëruar nga aktori. Deri me tani ai nuk ka reaguar ndaj pretendimeve te Ina Simakut.
bal