Bota

Trump do të dënohet nga gjykata 10 ditë para betimit si president

Një gjykatës ka urdhëruar që Donald Trump të dënohet më 10 janar për çështjen e falsifikimit të regjistrave të biznesit, më pak se dy javë para se të betohet si president.

Gjykatësi i Nju Jorkut, Juan Merchan sinjalizoi se ai nuk do ta dënonte Trumpin me burg, me kusht ose gjobë.

Trump ishte përpjekur të përdorte fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale për të pushuar çështjen kundër tij.

Presidenti i zgjedhur ka postuar në mediat sociale duke e cilësuar “sulm politik të paligjshëm” urdhërin e gjyqtarit.

TS Poll - Loading poll ...



/tiranapost