Lajme

Shtetases së huaj ia grabisin paratë nën kërcënimin e thikës

Një shtetase e huaj ka raportuar se një person i panjohur nën kërcënimin e thikës i ka grabitur paratë.

Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja femër shtetase e huaj ka informuar se një person i pa njohur nën kërcënim të thikës i ka grabitur paratë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.