Bota

Papa emëron për herë të parë një grua, prefekte 

Papa Françesku emëroi gruan e parë në historinë e Vatikanit si prefekte e departamentit përgjegjës për të gjitha urdhrat fetare të Kishës Katolike.

Ajo është një murgeshë italiane, motër Simona Brambilla.

Emërimi i saj shenjon një hap të rëndësishëm në dhënien e më shumë roleve drejtuese grave.

Kurrë më parë një grua nuk është emëruar prefekte e një dikasteri ose kongregacioni të Selisë së Shenjtë Curia, që është organi qendror qeverisës i Kishës Katolike.

TS Poll - Loading poll ...

Brambilla, 59 vjeç, është anëtare e urdhrit fetar Consolata Misionaries dhe ka shërbyer si nr. 2 në departamentin e urdhrave fetarë që nga viti i kaluar. Ajo merr detyrën nga kardinali në pension Joao Braz de Aviz, 77 vjeç.

Françesku bëri të mundur emërimin e Brambillas me reformën e tij të vitit 2022 të kushtetutës themeluese të Selisë së Shenjtë, e cila lejoi laikët, përfshirë gratë, të kryesonin një dikaster dhe të bëheshin prefektë.

Brambilla, një infermiere, punoi si misionare në Mozambik dhe drejtoi urdhrin e saj Consolata si eprore nga 2011-2023, kur Papa Françesku e bëri atë sekretare të departamentit të urdhrave fetarë.



/tiranapost