ShowBizzz

Stresi reagon pasi Gjesti hyri në Big Brother të Shqipërisë

Arkimed Lushaj – Stresi po vazhdon të jetë në përkrahje të këngëtarit pejan, Gjesti.

Ai reagoi ashpër pas daljes së tij nga Big Brother VIP Kosova 3 pas një eliminimi kokë me kokë me Drilon Ramën.

Por, akoma pa u bërë 24 orë nga dalja, ai befasoi fansat me paraqitjen në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Image
Postimi

Edhe në këtë rast nuk mungoi një koment nga fituesi i edicionit të parë të Big Brother.

“Ka puls. Mirë se vjen në shtëpi Gjestinjo, shijoje”, kanë qenë fjalët e reperit të njohur.