ShowBizzz

Digjet shtëpia e çiftit të famshëm nga zjarri në LA

Villa e aktorit Adam Brody (i njohur për publikun e gjerë si Seth nga seriali OC) dhe gruas së tij, aktores Leighton Meester (e njohur për publikun e gjerë si Blair nga seriali Gossip Girl) në Los Anxhelos u dogj nga zjarri.

Vila me vlerë 6.5 milionë dollarë është djegur plotësisht, zjarri ka përfshirë të gjitha dhomat.

Çifti e bleu shtëpinë në vitin 2019. Ata jetonin atje me dy fëmijët e tyre të vegjël. Shtëpia kishte pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banja dhe kishte tre kate.

Çifti pak ditë më parë në Golden Globe Awards.