ShowBizzz

Edhe të burgosurit angazhohen për shuarrjen e zjarreve në Kaliforni!

Shumë prej ekipeve që po punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të burgosur. Departamenti i Korrigjimeve dhe Rehabilitimit të Kalifornisë i tha CNN se deri të premten, gati 1000 të burgosur po punonin për të shuar zjarrin. Royal Ramey, i cili punoi si zjarrfikës ndërsa ishte i burgosur dhe u fal nga guvernatori, Gavin Newsom në vitin 2022, foli për televizonin amerikan.

Edhe të burgosurit angazhohen për shuarrjen e zjarreve në

“Është praktikisht e njëjta punë”, tha Ramey kur u pyet nëse të burgosurit bëjnë të njëjtën punë si zjarrfikësit e rregullt. “Ne jemi atje. Ne jemi në vijën e parë. Ne po përdorim mjetet. Ne do të dalim dhe do të bëjmë punën tonë”, shtoi ai. Kalifornia vlerëson se ky program kursen rreth 100 milionë dollarë në vit.



bal

TS Poll - Loading poll ...