Lajme

Moti i keq/ Pezullohet mësimi për nesër në shkollat e disa njësive administrative

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar në qytetin e Kuksit ka njoftuar pezullimin e mësimit për ditën e nesërme.

Data 13 janar, në shkollat e Njësive Administrative Shishtavec, Zapod, Bushtricë, Ujmisht, Malzi, shkolla Kalimash, shkolla Çinamakë dhe Mamëz.

Po vlerësohet situata edhe për shkollat në Njësinë Administrative Topojan.