Lajme

Dy të lënduar në një aksident mes tri veturave në Vushtrri

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën nacionale  Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në  Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për tëvë1.info ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës 12:00 në rrugën nacionale  Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në  Vushtrri . Në aksident janë përfshirë tri vetura,  ndërsa lëndime kanë pësuar dy  persona”, ka thënë Zahiti./teve1.info/




TS Poll - Loading poll ...