Lajme

Moti sot i vranët

Gjatë ditës së sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje të izoluara bore në zona të caktuara, sidomos në zonat malore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 2°C, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, por më dominues nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme me shpejtësi prej 13-43 km/h.




TS Poll - Loading poll ...