ShowBizzz

Theret me thikë këngëtari Ademir Fresku

Një person është plagosur me thikë mëngjesin e kësaj të marte pas një konflikti të çastit në qendër të Shkodrës.

Burime bëjnë me dije se i dëmtuar ka mbetur këngëtari Ademir Fresku, 30-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në sheshin “Demokracia”, ku autori i dyshuar është identifikuar si shtetasi Gjergj Dardha, 50 vjeç.

Pas hetimeve të kryera, policia ka mundur të arrestojë autorin e plagosjes.

TS Poll - Loading poll ...

Ndërkohë që gjendja e këngëtarit është stabilizuar dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit.

“Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia e Shkodrës./euronews.al