Lajme

Korenica: Në zgjedhjet e 9 shkurtit mund të arrijmë mbi 10 deputetë në Kuvend

Kandidati për deputet për Koalicionin për Familje, Visar Korencia ka thënë se pritjet për Koalicionin për Familje është që të arrijnë numrin prej mbi 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Po shihet qartë që njerëzit duan programin tonë, na ndjekin në mendje dhe ashtu siç është transmetuar në publik do të jemi befasia e këtyre zgjedhjeve, duke pasur parasysh që ka kohë që po tentohen të implementohen ligjet të cilat janë kundër familjes e në veçanti të cilat cenojnë integritetin në zhvillimin dhe edukimin e mirëfilltë të fëmijëve tanë. Pritjet për Koalicionin për Familjen është që të arrimë numrin prej 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës po punojmë që ky numër të jetë edhe më i madh”, ka deklaruar Korenica në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas tij, programi qeverisës i Koalicionit për Familje parasheh se gruaja nga lindja e parë për dy vite rresht do t`i merr 500 euro çdo muaj.

“Angazhimi i plotë sa i përket arsimimit cilësor duke pasur parasysh reformimin e komplet teksteve shkollore, Programi ynë parasheh se për një fëmijë dy vite rresht, pavarësisht të drejtave që do t`i kenë nga ana e lehonisë nga ana e kontratës së punësimit, fëmija i parë do të mbështetet 500 euro çdo muaj për dy vite rresht, nëse do ta ketë edhe fëmijën e dytë atëherë kosto do të shkojë ose mbulushmëria financiare do të shkojë në 750 euro për dy vite rresht.”, ka thënë ai.

Madje i pyetur për qeverisjen e Kurtit gjatë këtyre katër viteve, ai thotë se angazhimi më i avancuar i kryeministrit ka qenë në pjesën veriore të vendit.

“Qeverisja Kurti të vetmin avancim që ka qenë në dobi të vendit tonë ka qenë angazhimi më i avancuar në pjesën veriore të vendit dhe angazhimi 80% e krejt qeverisjes Kurti2”, thotë Korenica./teve1.info/