
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thirre konferencë për medie të mërkurën rreth rastit të vrasjes së Liridona Ademaj.
Aty do të marrë pjesë edhe vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.
Kjo u bë e ditur nga vet ai, përmes një shkrimi në Facebook.
“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, ka deklaruar ai.