Lajme

Vrasja misterioze e 81-vjeçarit në Qafë Mollë, zbulohen detaje nga hetimet, çfarë deklaruan fëmijët e viktimës

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes tragjike që ndodhi në fshatin Shëngjin i Vogël, Qafë Mollë. Sipas raportimeve, autoritetet janë duke marrë në pyetje banorët e zonës, ndërsa po hetojnë për çdo informacion që mund të çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajmi për vrasjen u raportua në mëngjesin e datës 13 janar nga një komshi i viktimës, i cili e gjeti trupin e pajetë të 81-vjeçarit pranë disa gurëve në oborrin e banesës së tij. Fëmijët e të ndjerit, që jetojnë në Tiranë, kanë deklaruar se viktima nuk kishte konflikte të njohura dhe nuk ishin në dijeni për ndonjë problem të kohëve të fundit.

TS Poll - Loading poll ...

Policia ka siguruar prova të rëndësishme gjatë hetimeve dhe është në rrugën drejt identifikimit të autorit apo autorëve të mundshëm të krimit.