Këngëtarja Beyoncé ka dhuruar një shumë të madhe për të mbështetur të prekurit nga zjarret në Los Angeles përmes fondacionit të saj “Beygood”.
Los Angeles ne jemi me ju. BeyGOOD po merr masa duke njoftuar një donacion prej 2.5 milionë dollarësh për Fondin e Ndihmës nga Zjarri në Los Angeles. Fondi synon të ndihmojë familjet në zonën e Altadena/Pasadena që humbën shtëpitë e tyre, si dhe kishat dhe qendrat komunitare për të adresuar nevojat imediate të atyre që janë prekur nga zjarret ”, shkruhet në postim.
Dhurimi vjen pasi numri i të vdekurve nga zjarret shkatërruese u rrit në 24 të dielën mbrëma. Sipas të dhënave, 16 nga personat e vrarë nga flakët ndodheshin në zonën e zjarrit, ndërsa tetë u gjetën rreth zonës Palisades, një lagje që ndodhet 32 km në perëndim të Los Anxhelosit.
Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna, zbuloi në një konferencë për shtyp se të paktën 16 persona janë raportuar të zhdukur që nga fillimi i zjarreve të martën, më 7 janar. Zjarri vetëm në lagjen Palisades ka djegur më shumë se 23,000 hektarë me 11 për qind të tyre, tha Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit.
Të famshmit që kanë ofruar ndihmë deri më tani
Të famshëm si Halle Berry kanë dhuruar mallra dhe gjëra thelbësore, ndërsa të tjerë kanë ofruar mbështetje financiare në mes të katastrofës. Pavarësisht se humbi shtëpinë e saj në Malibu nga flakët, Paris Hilton ka dhuruar 100,000 dollarë dhe është zotuar të fillojë një fushatë për të mbledhur 100,000 dollarë të tjera për të ndihmuar ata që kanë nevojë.
Eva Longoria u emocionua në një video në Instagram duke folur për vendimin e saj për të dhuruar 50,000 dollarë për This Is About Humanity për të mbështetur njerëzit e prekur nga zjarret.
“Unë nuk mendoj se kjo është koha për të analizuar se çfarë shkoi keq. Ne duhet t’i marrim gjërat në duart tona tani, kështu që të gjithë ata që janë atje duke ndihmuar dhe duke bërë pjesën e tyre, faleminderit,” tha ajo.
Princi Harry dhe Meghan Markle, të cilët shtynë premierën e planifikuar të shfaqjes së saj në Netflix për muajin mars, dhanë gjithashtu kontributin e tyre për të prekurit.