Lajme

Marina Vjollca flet për shtazaninë: E vështirë, për shkak të sëmundjes së Getit

Marina Vjollca ka folur hapur për periudhën e vështirë të shtatzanisë dhe sfidat që ka kaluar gjatë kohës kur u bë nënë. Ajo ka treguar se shtatzania e saj ka qenë shumë e vështirë dhe ka rrezikuar të dështojë, duke shtuar se kjo periudhë ka qenë ndër më të vështirat e jetës së saj.

“Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën time, për shkak të situatës familjare që përjetova me Getin dhe sëmundjen e tij. Pavarësisht kësaj, unë e gjeja forcën në vetvete dhe thashë që duhet të vazhdoj të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova përpara,” ka thënë Marina.

TS Poll - Loading poll ...

Ajo ka zbuluar gjithashtu se gjatë asaj periudhe askush nuk e dinte se çfarë ajo po përjetonte, duke treguar një forcë të jashtëzakonshme për të kaluar përmes sfidave të shumta që e kishin përfshirë. Marina ka theksuar se kjo është një nga arsyet që e ka bërë të jetë më e fortë se kurrë.

“Ishte një shtatzani shumë e vështirë, që ishte duke dështuar. Periudha që unë u bëra nënë ka qënë një nga periudhat më të vështira në jetë, për shkakun e gjendjes familjare, që unë përjetova me Getin, me sëmundjen e tij, i dhashë forca vetes, thashë që është duhet të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë jam bërë më e fortë. Askush në atë periudhë nuk e dinte se cfarë unë po përjetoja”