ShowBizzz

Violette Gashi – diva shqiptare e extensions sjell brendin e saj edhe në Kosovë

 

“Studio Divaa” është vulë suksesi e shqiptares Violette Gashi, e lindur e rritur në Francë, ku edhe vazhdon të jetojë e veprojë.
Violetta ka një eksperiencë të gjatë profesionale si një nga femrat më të zonjat në zanatin e saj si frizere. Njihet si mjeshtre e balayage dhe si specialiste për extensions.
Violette Gashi ka krijuar edhe markën e saj për extensions, të quajtur “Divaa extensions”, që veçohet për kualitet e cilësi të jashtëzakonshme.
Flokët extensions të “Divaaa Extensions”, tashmë kanë ardhur edhe në Kosovë, në Ferizaj. Lokali furnizon sallonet e tjera të bukurisë me flokët e “Divaa extensions”.
Pra, dyqani është i specializuar për shitjen e flokëve me tipsa të tejdukshëm dhe me extensions nano keratine.
Në ballinën e revistës sonë, “Kosovarja”, imazh është Volette Gashi, grua e suksesshme dhe e pandalshme në profesionin e saj.

TS Poll - Loading poll ...

Kush është Violeta, një prezantim juaji?
– Jam Volette Gashi, me origjinë nga Ferizaj, por jetoj dhe veproj në Francë.
Që nga mosha 17-vjeçare punoj si frizere.
Këtë profesion e dua dhe e ushtroj me pasion të veçantë.

Si nisi rrugëtimi juaj në këtë profesion?
– Ishte dëshirë e kahershme, e fëmijërisë. Nisa shumë e re dhe jam e lumtur për zgjedhjen që kam bërë.

Cilat janë aftësimet tuaja profesionale?
– Jam specialiste për extensions (shtesa) të flokëve me teknikën recooking.

Na fol për sallonin tënd të bukurisë?
– Prej vitit 2014 kam firmën time të quajtur “Studio Divaa”, që gjendet në Annemasse, e ku nuk më ka munguar suksesi.
E kam blerë lokalin dhe kam shtuar shërbime të tjera, si: botox të flokëve, laser për trup, bërjen e thonjve dhe një mori shërbimesh të tjera profesionale.

Njiheni si specialiste e flokëve?
– Jam specialiste për extensions të flokëve edhe balayage blond edhe traitement cacao.

Pse vendosët ta quani “Studio Divaa”?
– Sepse të gjitha femrat janë diva dhe në studion tonë trajtohen tamam si të tilla…

Flokët e “Diva extensions” tashmë njihen kudo. Si lindi ideja për ta pasur brendin tuaj?
– Me vite e kisha këtë ide, që, më në fund, u bë realitet dhe tashmë produkti ynë është në treg dhe njihet për kualitetin e pakrahasueshëm që ka.

Çfarë i bënë ndryshe dhe të veçantë shtesat e flokëve të brendit tuaj?
– Cilësia edhe origjinaliteti janë të pakrahasueshme dhe mund të përdoren deri në gjashtë herë, kurse pjesa e ngjitjes është e tejdukshme.
Pra, pamja finale është krejtësisht natyrale dhe e jashtëzakonshme.

Tashmë “Studio Divaa” është edhe në Ferizaj. Na flisni pak më në detaje?
– Tashmë salloni është hapur dhe ka nisur të ketë sukseset e para. Kemi sjell edhe në Kosovë flokët e brendit tonë dhe, kështu, të gjitha femrat mund të përfitojnë nga kjo mundësi e mrekullueshme.

Në Ferizaj do të bëhet vetëm shitja, apo edhe vënia e flokëve të “Divaa extensions”?
– Do të bëhet shitja për sallonet që duan të furnizohen me flokët e markës tonë, e që ja vlejnë për arsyet që tashmë i theksuam në këtë bisedë.
Po ashtu, bëhet edhe vendosja e flokëve për klientët tona.

Cila është formula juaj e suksesit?
– Është ndihma e Zotit dhe puna ime e pandalshme për t’i bërë realitet qëllimet e mia në jetë.
Andaj, jam falënderuese për këtë që kam arritur…

Kujt i thua faleminderit për të gjitha arritjet?
– Vetëm Zotit!

Çfarë të bënë ndryshe nga gratë e tjera?
– Nuk jam ndryshe, vetëm se nuk kam frikë të rrezikoj.

Pasionet tua në jetë?
– Puna që bëj, profesioni im, flokët.

Diçka për jetën private?
– Jam e martuar qe 16 vjet, e realizuar edhe në jetën private.
Jam nënë e lumtur e dy fëmijëve: një djali dhe një vajze.

Për fund?
– Kisha dashur që vajza ime, Lorina, në të ardhmen t’i gëzoj bizneset e mia e të bëhet femër e aftë, e suksesshme dhe e guximshme.

Nderim Neziri



ks