Lajme

Ky është paragllajdisti që humbi jetën sot tragjikisht në Istog

Gjatë ditës së sotme një person ka humbur jetën, derisa po e riparonte dhe po manovronte me një paragllajd, në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Sine të Istogut.

Indeksonline mëson personi i cili ka humbur jetën është Sadik Ipekli, i lindur me 1970.

Po ashtu mësohet se Ipekli gjersa ishte duke manovruar-riparuar një paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij, kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai u dërgua për në Spitalin Rajonal në Pejë.

Mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë, viktima është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, ku më pas është konfirmuar se ka ndërruar jetë./Indeksonline



ks