
2
Shakira është rikthyer me energji në skenë, duke dhuruar një performancë spektakolare në Stadiumin “Roberto Melendez Metropolitan” në Kolumbi.
Ajo fillimisht u shfaq me një kostum të kuq dhe një fund të tejdukshëm të zbukuruar me monedha duke interpretuar zbathur me flokët e lëshuara.
Shakira ndërroi disa herë kostumet, por natyrisht vëmendje mori performanca e saj elektrizuese.
Vetëm pesë ditë më parë, këngëtarja 48-vjeçare u detyrua të anulonte koncertin e saj në Peru pasi u shtrua në spital për probleme abdominale.
Rikthimi i saj në skenë vjen pas një postimi në Instagram, ku këngëtarja njoftoi për problemet shëndetësore që e detyruan të anulonte koncertin në Peru.
ks