
6
Shumë familje shqiptare kanë nxjerrë artistë të njohur në skenën muzikore, duke treguar se talenti shpesh trashëgohet brez pas brezi. Disa prej tyre i prezantojmë në “Kosovare”
Familja Fejzullahu: Sabri Fejzullahu, një nga këngëtarët më të njohur kosovarë, ka tre fëmijë që ndjekin hapat e tij në muzikë. Ermali është mjaft i suksesshëm, ndërsa motra Bulëza dhe vëllai Armend filluan karrierën muzikore, por tani janë të pasivizuar. Armend Fejzullahu ka qenë pjesë e grupit Votra.
Familja Ismajli: Motrat Adelina, Zanfina janë këngëtare. Adelina dhe Zanfina kanë një karrierë më të gjatë dhe më të suksesshme në muzikë.
Familja Istrefi: Suzana Tahirsylaj, nënë e Norës dhe Era Istrefit, ka qenë një këngëtare e njohur e muzikës popullore. Vajzat e saj kanë zgjedhur zhanre të tjera muzikore dhe janë shumë të suksesshme.
Familja Muqiqi: Nystreti, Merita dhe djali i tyre, Albatrit Muqiqi, janë tre këngëtarë të njohur. Kohët e fundit, është folur për nisjen e karrierës muzikore nga Albiona, vajza e Nysretit dhe Meritës.
Familja Kuqi: Zeq Kuqi, një këngëtar i njohur nga Gjakova, është babai i dy këngëtareve, Yllka dhe Val Kuqi, të cilat kanë ndjekur rrugën e tij në muzikë.
ks