ShowBizzz

“Power Hous Fitness” çelësi i suksesit për linja ideale, tani për dy gjinitë

 

Nëse po kërkoni një vend ku motivimi, profesionalizmi dhe rezultatet bëhen realitet, atëherë qendra e re e fitnesit “Power Hous Fitness”, është zgjedhja e duhur për ty!
Me pajisje moderne, trajnerë të kualifikuar dhe programe të personalizuara për çdo nivel, ndihmojnë në mënyrë tejet profesionale të arrini qëllimet tuaja, qofshin ato rreth humbjes së peshes, apo formësim e arritje të një linje ideale trupore.
Trajnerja e njohir e fitnesit, Arta Thaçi, tregon se që nga dita e parë që e kanë nisur këtë rrugëtim, qëllimi ka qenë i qartë, të krijojnë një vend ku çdo individ të ndjehet i frymëzuar dhe i motivuar për të arritur qëllimet e veta. “Tani, ne këtë pikë,
mund të ofrojmë më shumë, pajisje të reja, programe dhe klasa të llojllojshme, por mbi të gjitha, një komunitet edhe më të fuqishëm”.


Siç kuptojmë, në “Power House Fitness 2” mund të ushtrojnë dy gjinitë me paisjet e reja që përfshijnë linjën më të avancuar te brendit Technogym. Kjo seri ofron përvoja trajnimi të personalizuara dhe të sigurta për të gjitha grupet muskulore.

Të shtojmë se me dizajn ergonomik dhe funksionalitete moderne, pajisjet mund të lidhen me telefonin tuaj përmes ëireless, duke ju mundësuar udhëzime të detajuara për përdorim.


Mos e shty për nesër! Fillo sot dhe bëj hapin e parë drejt një jete më të shëndetshme dhe më aktive në “Power House Fitness” që gjendet në Altash tek IVY residence.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by POWERHOUSE Fitness (@pwhfitness)

 

 



ks