
4
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një person është gjetur i vdekur në shkallët e një restoranti. Viktima është një 80-vjeçar, i cili dyshohet se ka rrëshqitur teksa po dilte nga restoranti në rrugën “Fehmi Agani”.
Sinjali ka mësuar se personi që u gjet pa shenja jete është Oskan Korkmaz, shtetas turk.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
“Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”./Sinjali
ks