ShowBizzz

Leonora Jakupi flet për plagën që nuk shërohet kurrë

Leonora Jakupi, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, disa herë e ka hapur zemrën për dhimbjen më të madhe që ka përjetuar ndonjëherë, humbjen e babait të saj gjatë luftës në Kosovë.

“Nuk ka ditë që të mos më mungojë. Edhe pas kaq vitesh, ajo plagë është po aq e freskët. Ai nuk ishte thjesht babai im, ai ishte heroi im,” është shprehur Leonora.

Babai i saj, një pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u vra gjatë përpjekjeve për lirinë e vendit, shkruan “Kosovarja”.

Kjo tragjedi e ka shoqëruar Leonorën në çdo hap të jetës dhe karrierës së saj, duke i dhënë një dimension të veçantë emocional edhe këngëve të saj patriotike.

TS Poll - Loading poll ...



ks