
1
Romanca e shumëpërfolur mes këngëtarit Butrint Imeri dhe modeles turke Sezen Cifcioglu duket se ka marrë fund.
Pas disa javësh plot spekulime dhe postime romantike që i lanë ndjekësit të kuptonin se mes tyre kishte diçka më shumë se miqësi, gjithçka duket se ka përfunduar papritur.
Së fundmi, Sezen ka fshirë të gjitha fotografitë ku shfaqej me Butrintin nga profili i saj në Instagram, ndërkohë që të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një shenjë e qartë për ndarjen e tyre.
Burime pranë ish-çiftit bëjnë me dije se arsyeja kryesore e përçarjes ka qenë një flirt i supozuar i Butrintit me një vajzë tjetër, gjatë kohës që ishte ende në një lidhje me modelen turke.
Ky zbulim ka shkaktuar tension dhe përplasje mes tyre, duke çuar në prishjen e marrëdhënies.
As Butrinti dhe as Sezen nuk kanë komentuar publikisht mbi ndarjen, por veprimet e tyre në rrjete sociale flasin vetë.
ks