ShowBizzz

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj zbulojnë të vërtetën pas fotos dhe romancës së përfolur

Prej kohësh, rrjetet sociale janë përfshirë nga spekulimet rreth një lidhjeje të mundshme mes reperit Ledri Vula dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, pas një fotografie të publikuar ku ata shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Por dyshimet janë sqaruar më në fund.

Të dy artistët kanë bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se bëhet fjalë për një bashkëpunim muzikor, i cili do të publikohet sot (e martë), në orën 17:00.

“Disa flasin… ne këndojmë. Nesër”, kanë shkruar ata krahas një fotografie të përbashkët.

Kjo konfirmoi se marrëdhënia e tyre nuk ka të bëjë me jetën personale, por me një projekt artistik që tashmë ka ngjallur entuziazëm të madh në mesin e fansave.

Reagimet nuk kanë munguar dhe pritshmëritë për këngën janë të larta, duke pasur parasysh sukseset e mëparshme të secilit prej tyre.

Ndërkohë, Ledri dhe Xhensila vazhdojnë paralelisht edhe me projektet solo dhe koncertet e tyre.