ShowBizzz

Gerard Pique dhe Clara Chia ndahen – përflitet për përfshirjen e një personi të tretë

Pas thuajse dy vitesh lidhje, Gerard Pique dhe Clara Chia janë ndarë zyrtarisht.

Lajmi është konfirmuar nga emisioni spanjoll “Vamos a ver”, ku gazetarja Adriana Dorronsoro bëri të ditur se marrëdhënia e tyre ka marrë fund, dhe sipas saj, shkaku mund të jetë përfshirja e një personi të tretë.

Çifti u bë publik në gusht të vitit 2022, menjëherë pas ndarjes së bujshme të Pique nga këngëtarja kolumbiane Shakira, një ndarje që tronditi rrjetin dhe u shoqërua me thumba, këngë dissi dhe shumë spekulime.

Ndërkohë, gazetari Pepe del Real ka dhënë një tjetër version për prishjen e lidhjes: jo tradhti, por mospërputhje në plane jetësore.

“Clara donte një familje. Pique, jo aq shumë,” u shpreh ai.



ks