
Tomorr Avdia nga A2CNN ka deklaruar në emisionin “Këndi i Debatit” se një deputet nga Partia Guxo e ka kërcënuar LVV-në se do dalin nga koalicioni në qoftë se i bashkëngjitet edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj.
Avdia tha se ky deputet i cili vjen nga Malisheva, nuk e pranon Limajn në koalicion.
“Kryetari i Kuvendit është posti kryesor. Problemi është që kjo marrëveshje mes subjekte për këtë post ju ka nxjerrë probleme VV-së brenda koalicionit. Një deputet i partisë së Albin Kurtit nuk dëshiron që Limaj të jetë pjesë e këtij koalicioni. Dhe kjo është përball me një skenar të fuqishëm brenda. Një është që nuk e dëshiron dhe ka kërcënuar VV-në se në qoftë se vjen Limaj ne dalim prej koalicionit. Është një deputet, i cili është i zonës së cilës vjen edhe vetë Limaj, për arsye korrektësia nuk ia përmend emrin. Është deputet i fuqishëm e me peshë, i cili e paragjykon dhe nuk e don këtë lloj koalicioni”, deklaroi ai.
Gani Krasniqi është deputeti i vetëm nga Malisheva që përfaqëson Partinë Guxo në Kuvendin e Kosovës.