Shëndetësi

Cila është mosha ideale për të nisur vizitat te gjinekologu?

Nuk ka një moshë ideale për të kryer vizita gjinekologjike periodike.

Në mungesë të shqetësimeve specifike, vizita e parë mund të ndodhë edhe pas ciklit menstrual të parë, edhe pse nuk është një domosdoshmëri reale. Por kjo është një mënyrë për t’u edukuar dhe sensibilizuar mbi rëndësinë e shëndetit riprodhues.

Gjithsesi duhet theksuar se mosha për të kryer vizitën e parë, gjerësisht e rekomanduar rreth të 15-ave, mund të zbresë në 12 vjeç në rast të një zhvillimi të hershëm fizik.

Nëse vajzës në moshën 14-vjeçare nuk i ka ardhur cikli, ky është momenti për të kuptuar shkaqet.