
2
Pas më shumë se një jave kërkime në Klos, është gjetur trupi i të riut, i cili mbeti i bllokuar nën masivin e dheut.
Në Qafën e Burrelit vijuan kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë pranë fabrikës së përpunimit të Kromit.
Në operacionin kompleks u përfshinë Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i Bashkisë Klos, Forcat e Policisë, Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), ekipi mjekësor me autoambulancë, forca vullnetare nga komuniteti, efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve, punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.