Lajme

E rëndë në Prishtinë: Dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje tragjike që ndodhur sot në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve që dyshohet se ia ka shkaktuar vetes me mjet të mprehtë.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda organeve të rendit, rasti dyshohet të jetë vetëvrasje, ku viktima – identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur – ka përdorur thikë për t’i shkaktuar vetes lëndime të rënda trupore.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë mjekësore, viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rrethanat, në koordinim me prokurorin kujdestar, për të sqaruar motivin dhe mënyrën e saktë të ngjarjes. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion./Sinjali



ks