Lajme

Dy të lënduar nga aksidenti mes kamionëve në Drenas

Një aksident ka ndodhur pak më parë në komunën e Drenasit, më saktësisht në fshatin Zabel i Ulët.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

‘‘Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në fshatib Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(kamionë).

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka thënë Policia.