
7
Pas lajmit të ndarjes nga jeta të dizajnerit Festim Isufi, figura të njohura të ekranit kanë reaguar me dhimbje.
Ndër to edhe Agnesa Vuthaj, e cila në një postim prekës ka ndarë fjalët e saj për mikun e ndjerë.
“Lamtumirë, Festim!
Do të të kujtoj gjithmonë për forcën tënde të heshtur, shpirtin krijues dhe butësinë me të cilën e jetoje jetën.
Trashëgimia jote le të jetojë në çdo kujtim, çdo vepër dhe çdo frymëzim që na ke dhënë.
Pusho në paqe. 🤍” – ka shkruar ajo.
Fjalët e Agnesës janë një dëshmi e ndikimit që Festim Isufi ka pasur te njerëzit përreth, si dhe një kujtesë për vlerat që ai përfaqësonte në jetë dhe në punë.
ks