
2
Një 24 vjeçar dyshohet se i ka marrur jetën vetës në Lubizhd të Prizrenit.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas Bytyqit, viktima me incialet A.T, ka marrur blerë një pistoletë nga dy persona tjerë dhe posa ka marrur armën ka shkrepur në drejtim të vetës së tij, shkruan Insajderi.
“Vdekje e dyshimt dhe Mbajtje, posedim apo kontroll i pa autorizuar i armës -Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njeri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kane raportuar në se derisa jane takuar me nje person të tret- viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë nje pistolet, për të ia shitur. Viktima posa e ka marr armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së tij. Patrulla policore menjeherë është nis në drejtim të vendit të ngjarjes. Është njoftuar emergjenca dhe njësitet përgjegjëse gjithashtu. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për egzaminim në IML”, thuhet në përgjigjen e policisë për Insajderin.