ShowBizzz

Eventi i Bukurisë nga Tesa Academy me sukses të jashtëzakonshëm – Vjen së shpejti në qytete të tjera

 

Një prej eventeve më të rëndësishme në fushën e bukurisë, i organizuar nga Tesa Academy, u zhvillua së fundmi në Tiranë, duke sjellë një atmosferë energjike, profesionale dhe të mbushur me frymëzim.

Me pjesëmarrës të shumtë e të angazhuar, ngjarja u vlerësua si një sukses i padiskutueshëm që tejkaloi çdo pritshmëri.

Programi përfshiu një sërë pikash kyçe që lanë mbresa tek pjesmarrëset. Prezantimet nga trajnerë ndërkombëtarë, demonstrimet live të teknikave më të reja dhe sesionet interaktive ku pjesëmarrëset patën mundësi të bëjnë pyetje e të marrin këshilla të drejtpërdrejta, ishin vetëm disa nga kulmet e këtij aktiviteti.

Një nga momentet më të veçanta të eventit ishte master-class-i i udhëhequr nga ekspertët e estetikës Firuzan Taner, Pinar Sandikçi, Murad Baratzade e Viçdan Kaya, kryefjala e fushës së bukurisë në Turqi.

të cilët ndanë njohuritë e tyre mbi transformimin e vetullave me qime natyrale. Ky sesion u vlerësua si një mundësi e jashtëzakonshme për të mësuar nga profesionistë të njohur dhe për të avancuar aftësitë në estetikë dhe stilizim.

Me këtë sukses të parë, Tesa Academy konfirmon se eventi do të udhëtojë në qytete të tjera, duke sjellë të njëjtin standard të lartë trajnimi dhe zhvillimi profesional për më shumë profesionistë të fushës.



ks