
Në një intervistë të sinqertë dhe plot emocione në studion e emisionit “1 Natë”, këngëtari i njohur Blero ka zbuluar një detaj ekskluziv nga albumi i tij më i ri, i cili pritet të prekë thellë zemrat e publikut.
Në mesin e projekteve të reja, një këngë spikat me një histori të veçantë – “T’kom prit”. Kjo këngë, që sipas artistit ka qëndruar për më shumë se pesë apo gjashtë vjet në arkiv, më në fund gjeti vendin e saj të merituar në albumin e ri.
Për këtë këngë Blero në Tëvë1 tregoi se është dedikim për një person, për të cilin thotë se e ka pritur andaj edhe e ka emëruar si të tillë.
“Është kënga që e dua më së shumti në këtë album. E kam shkruar me shumë dashni, me shpirt të plotë. Sepse është dedikim për një person të cilin vërtet e kam pritur gjatë në jetën time. Prandaj edhe titulli është ‘T’kom prit’. Kjo këngë është shumë personale për mua”, – rrëfen Blero me emocion.
Artisti zbuloi se ky projekt i qëndroi gjithmonë pranë zemrës së tij, dhe se ndjenja me të cilën u krijua është e pazëvendësueshme.
“95 për qind jam vetë në album, vetëm një këngë e kam në bashkëpunim. Është interesant që ka qenë sfidë pak ma ekstra për me punu vetë. Albumi i im i parafundit ka qenë para dhjetë vite. Kam emocione mix… por, këtë album e kam punuar me shumë dashni edhe për me punu një album tjetër s’e besoj që e bëj”, tregoi ai. /teve1.info/