ShowBizzz

Vesa Vllasaliu surprizon me veprimin për Mirlind Dakun

Së fundmi, Vesa Vllasaliu ka qenë shumë e pranishme në mediat rozë, kryesisht për shkak të romancës së saj me futbollistin e kombëtares, Mirlind Daku.

Ajo nuk ka ngurruar të ndajë herë pas here detaje që vërtetojnë lidhjen e tyre, shkruan “Kosovarja.

Por kësaj here, Vesa ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ajo ka vendosur numrin e fanellës së Mirlindit në dizajnin e thonjve të saj, një veprim i veçantë dhe plot simbolikë që tregon dashurinë dhe përkushtimin e saj ndaj partnerit.

Ky detaj i vogël, por shumë domethënës, është komentuar gjerësisht në rrjetet social.



ks