
4
Nesër i jepet lamtumira e fundit Shani Kasapit, ish-referentit të Gjykatës Themelore në Pejë, i cili vdiq në rrethana tragjike në Pejë.
“Varrimi i të ndjerit bëhet në orën 16:00, më 16.06.2025, në varrezat e qytetit. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit”, thuhet në njoftimin mortor.
Ndryshe, vdekja e Kasapit nuk ka qenë aksidentale, pasi fillimisht ai dyshohej se u godit nga rryma elektrike.
Mirëpo, pas analizimit të provave dhe kqyerjes së vendit të ngjarjes nga njësitë përkatëse policore, është konfirmuar se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 18:30, Policia është njoftuar se në rrugën Rozafa në Pejë, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion”, tha Rugova./Sinajli
ks