ShowBizzz

Danja zbulon çfarë raporti ka me Laertin

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Danja Koka, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me 161 ndjekësit e saj, të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme si dhe nuk ia kanë kursyer komplimentet.

Fansat e Danjës kanë qenë kuriozë në lidhje me raportin që ajo ka me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Ti dhe Laerti ishit dyshja më smart, nuk e di pse nuk vazhdon miqësia dhe jashtë?”, i ka shkruar një ndjekës.

“Vazhdon si jo! Nisim ndonjë foto ushqimi dhe themi, hëngrëm dhe sot”, është përgjigjur Danja duke e shoqëruar atë me një emoji duke qeshur.

Ndërkohë një tjetër ndjekës e ka pyetur ish-banoren: “A të mungon BB?”.

E Danja i është përgjigjur:

“Më mungon se kam qeshur shumë”.



ks