
3
Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka qenë një nga figurat më të komentuara gjatë këtij edicioni të ‘Ferma VIP’, duke tërhequr vëmendje jo vetëm me paraqitjen e saj, por edhe me deklaratat që shpesh bëhen virale.
Mbrëmjen e kaluar, gjatë spektaklit, Luana bëri një deklaratë që ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka ndezur reagime të shumta nga ndjekësit, shkruan “Kosovarja”.
“Unë nuk jam si flladi, unë jam si erërat e forta. Nëse unë të prek, t’i ngre qimet përpjetë”, u shpreh ajo me një vetëbesim të theksuar, duke lënë të kuptohet se e vlerëson veten dhe ndikimin që ka.
Kjo deklaratë është komentuar gjerësisht në rrjete sociale, ku ndjekësit kanë shpërndarë fjalët e saj si një mesazh të guximshëm.
View this post on Instagram
ks