Lajme

Gruaja goditet nga vetura në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Aty, një grua është goditur nga një veturë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishitnës Flora Ahmeti, tha për Klankosova se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 11:20 në rrugën ‘Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha ajo për Klankosova.



ks