
Rrjetet sociale janë ndezur nga aludimet pas një detaji që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së ndjekësve.
DJ PM, në ditën e tij të lindjes, ka postuar një mesazh falënderues ku shpreh mirënjohje për familjen, shoqërinë dhe të gjithë ata që e mbështesin në rrugëtimin e tij.
Por mungesa e një urimi publik nga partnerja e tij, Sara Berisha, ka ngritur dyshime për një ndarje të mundshme.
Çifti, i formuar pas daljes nga “Big Brother VIP”, ka qenë një nga më të komentuarit dhe më të ndjekurit në rrjet. Prandaj, çdo ndryshim në sjelljen e tyre publike shkakton reagime të menjëhershme.
Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar, por heshtja e tyre po interpretohet nga ndjekësit si një shenjë e ftohjes ose fundi i marrëdhënies.
Për momentin, mbetet për t’u parë nëse kjo heshtje është e përkohshme apo flet më shumë sesa çdo fjalë.
lokimagazine