
4
Kate Middleton ka ndarë një urim të ëmbël për ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Princit William, i cili sot feston 43-vjetorin e lindjes.
Në një foto shumë të dashur, trashëgimtari i fronit shfaqet i ulur në një fushë, duke luajtur me disa këlyshë të vegjël.
Në imazh, babai i tre fëmijëve është i veshur thjeshtë – me xhinse dhe një këmishë të gjelbër me mëngë të gjata dhe kopsa – teksa këlyshët i ngjiten ëmbëlsisht.
Fotografia shoqërohet me një mbishkrim të ndjerë nga Princesha e Uellsit dhe pjesëtarë të tjerë të familjes, ku shkruhet:
“Gëzuar ditëlindjen! Me dashuri, C, G, C, L, Orla dhe këlyshët!”.
Kjo vjen pas një tjetër urimi për Princin William, të ndarë më herët nga babai i tij, Mbreti Charles, i cili publikoi një foto të papublikuar më parë të djalit të tij, së bashku me një mesazh të përzemërt në llogarinë zyrtare të Familjes Mbretërore në X.
ks