
Me rritjen e temperaturave, shumë njerëz mund të ndiejnë se duart u janë ënjtur. Megjithatë, nëse vëreni që majat e gishtave fryhen më shumë dhe ndryshojnë formë, kjo mund të jetë shenjë e një sëmundjeje pak të njohur të mushkërive, bronkiektazisë.
Sipas gazetës Mirror, bronkiektazia është një gjendje kronike, në të cilën organizmi prodhon sasi të mëdha të sekrecioneve për shkak të dëmtimit të mushkërive.
Shpesh nuk ka një shkak të qartë dhe nuk mund të shërohet plotësisht, por simptomat mund të mbahen nën kontroll.
Kjo gjendje shfaqet kur dëmtimi i mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes çon në prodhim të tepruar të sekrecioneve, gjë që mund të shkaktojë probleme shtesë. Si pasojë, mund të paraqiten simptoma të pazakonta, të cilat në pamje të parë nuk lidhen fare me mushkëritë.
Sipas shoqatës britanike Asthma + Lung UK, majat e rrumbullakëta të gishtave mund të jenë një nga shenjat e para paralajmëruese të kësaj sëmundjeje.
Fryrja e gishtave mund të jetë tregues i një niveli kronikisht të ulët të oksigjenit në gjak, pasojë kjo e sëmundjeve pulmonare si bronkiektazia.
Këto sëmundje ndikojnë edhe në funksionin e muskujve të fsPër këtë arsye, personat me këtë gjendje mund të përballen edhe me probleme të inkontinencës, si urinim apo zbrazje të zorrëve të pavullnetshme gjatë përpjekjes, kollitjes apo të qeshurës.
Simptoma të tjera të bronkiektazisë përfshijnë kollë të vazhdueshme me gëlbazë, infeksione të përsëritura të kraharorit, vështirësi në frymëmarrje, lodhje, dhimbje ose ndjesi shtrëngimi në gjoks.
Bronkiektazia zakonisht nuk mund të shërohet, prandaj trajtimi fokusohet në kontrollin e simptomave dhe në parandalimin e përkeqësimit të sëmundjes.hikëzës urinare, të vitheve dhe të legenit.