
118
Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare, së bashku me të ishte edhe vëllai i tij.
Lojtari i Kombëtares së Portugalisë ndërroi jetë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva – pas një aksidenti me makinë në zonën Zamora në Spanjë.
Silva është vetëm 25-vjeçar dhe kjo dyshe së bashku kishin shkuar për të nënshkruar me Porton B para disa vjetëve.
Ai ishte ende aktiv në futboll, duke luajtur për skuadrën portugeze, Penafiel, ku kishte kontratë deri në vitin 2026.
Silva dhe Jota do të mbahen mend gjatë, kjo dyshe ndërruan jetë pas një aksidenti me makinë në zonën Zamora të Spanjës.
Kujtojmë se vetëm para 11 ditësh, Diogo Jota ishte martuar me Rute Cardoson.
ks