
102
Mund të ndikojnë negativisht në rrugët e frymëmarrjes dhe ekuilibrin hormonal
A e dini se substanca të rrezikshme kimike mund të fshihen në gjërat e përditshme brenda shtëpisë suaj? Një nga burimet më të papritura të toksinave mund të jenë perdet, veçanërisht nëse janë të bëra nga disa materiale sintetike.
Nëse keni perde të trasha apo të errëta në dritaret që janë të ekspozuara ndaj diellit, me siguri i përdorni për të mbrojtur shtëpinë nga nxehtësia dhe drita e fortë. Megjithatë, në disa kushte, këto perde mund të kthehen në një rrezik serioz për shëndetin.
Cilat perde mund të jenë të rrezikshme
Perdet e lira prej poliesteri dhe draperitë e errëta shpesh përmbajnë materiale që, kur nxehen, mund të lëshojnë avuj toksikë.
Plastika PVC në sipërfaqen e disa perdeve të errëta mund të çlirojë përbërës të dëmshëm si polivinil kloridi dhe formaldehidi, kimikate që përdoren në industrinë e plastikës dhe që mund të ndikojnë negativisht në rrugët e frymëmarrjes dhe në balancën hormonale.
Perdet prej poliesteri, nën ndikimin e nxehtësisë, gjithashtu mund të lëshojnë substanca të rrezikshme në ajër, gjë që afatgjatë mund të dëmtojë shëndetin e banorëve të shtëpisë.
Si të zvogëloni rrezikun
▪ Shmangni perdet e bëra nga poliesteri dhe plastika PVC. Në vend të tyre, zgjidhni materiale natyrale si pambuku, liri ose bambuja.
▪ Ulni ekspozimin ndaj diellit. Nëse tashmë keni perde sintetike, përpiquni t’i mbani sa më pak të ekspozuara ndaj të nxehtit direkt.
▪ Ajrosni rregullisht ambientet për të parandaluar grumbullimin e avujve të dëmshëm.
▪ Ndryshimet e vogla mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e ajrit në shtëpi dhe të zvogëlojnë ekspozimin ndaj substancave të rrezikshme.