
35
Këngëtarja e njohur Rina Balaj ka publikuar para disa ditësh projektin e saj më të ri muzikor me titullin “Deja Vu”, i cili është duke marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok.
Por përkundër suksesit, Rina është përballur me disa pengesa teknike në platformat digjitale.
Në një reagim të fundit në Instagram Story, këngëtarja është shprehur e zhgënjyer, duke thënë:
“Osht hera e 5-të që m’bojnë shadoë ban dhe nuk më del kënga në search!!”
Ajo aludon se mund të ketë ndërhyrje të jashtme në kanalin e saj në YouTube, duke ngritur dyshime se dikush mund të jetë duke e hakuar.
Megjithatë, Rina nuk duket shumë e shqetësuar për këtë situatë, pasi kënga e saj po vazhdon të përhapet me shpejtësi në TikTok dhe po kthehet në një hit viral.
Duke e ndarë frustrimin dhe vendosmërinë me ndjekësit e saj, ajo ka shtuar më tej:
“Ne po fitojmë gjithsesi, pasi kënga po bëhet virale në TikTok – prandaj shkoni në dreq. Faleminderit të gjithëve që po e mbështesni muzikën time. Vazhdoni ta përdorni këtë këngë për fat të mirë.”
Me këtë mesazh Rina dëshmon edhe një herë se është një nga artistet më të zëshme dhe të pathyeshme në skenën shqiptare. “Deja Vu” vazhdon të përhapet me shpejtësi, ndërsa fansat vazhdojnë ta mbështesin me entuziazëm.
ks