ShowBizzz

Dafina Zeiqiri kurrë nuk do ta harroj këtë moment me bashkëshortin

 

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka qenë tejet e angazhuar vitet e fundit me projekte muzikore që kanë lënë gjurmë në tregun muzikor.

Një prej momenteve më të veçanta në karrierën dhe jetën e saj ka qenë xhirimi i këngës “Energy”, një projekt që Dafina e realizoi teksa mbante në bark bebushin e saj.

Përkrah bashkëshortit të saj, ajo ka jetuar disa nga ditët më të bukura dhe të paharrueshme të jetës, duke i bashkuar emocionet e muzikës me gëzimin e pritjes së ëmbël, shkruan “Kosovarja”.

Kjo periudhë duket se do të mbetet përgjithmonë ndër kujtimet më të bukura për artistën, e cila nuk ka hezituar t’i ndajë disa prej këtyre momenteve me ndjekësit e saj në rrjete sociale.



ks