
1
Skena muzikore shqiptare po përgatitet për një tjetër hit që pritet të pushtojë playlist-at e verës! Këngëtarët Liri Tahiri dhe DJ Gimi O kanë bashkuar forcat për projektin më të ri muzikor me titull “E din e din”, i cili publikohet sonte në ora 23:59 në të gjitha platformat muzikore online.
Kënga, e cila vjen me ritme verore dhe atmosferë pozitive, premton të jetë një prej hiteve më të dëgjuara të sezonit.
Pritshmëritë janë të larta dhe fansat mezi po e presin lansimin zyrtar.
Mos e humbisni — sonte në 23:59 bëhuni pjesë e premierës së “E din e din” në të gjitha platformat muzikore!
ks